Telegrafi

Balotelli: Benitez, njeriu i duhur për Interin

“Benitez? Shpesh e kam shikuar Liverpoolin dhe më pëlqen loja e tij. Ai do të jetë njeriu i duhur për të vazhduar ciklin e Jose Mourinhos. E ardhmja ime? Për këtë flisni me agjentin tim”, deklaroi Balotelli, i padisponuar të flasë për të ardhmen e tij.

Strategu spanjoll pritet të prezantohet si trajner i Interit të premten ose të hënën e ardhshme, ndërsa kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për t’u definuar. /Telegrafi/