Telegrafi

Balotelli bën gati valixhet për Itali?

 Tabloidi britanik, The Sun, ka bërë të ditur se Mario Balotelli ka njoftuar pronarët e shtëpisë që kishte me qera në qytetin e Manchesterit se do të largohet dhe madje i ka bërë gati valixhet.

Sipas pronarëve të shtëpsië të cilët i citon tabloidi, Balotelli u ka thënë se do të kthehet në qytetin e Milanos, por nuk dihet se në cilin prej ekipeve, Interin apo Milanin.

Kujtojmë se Interi ka një klauzolë favorizuese për Mario Balotellin, por edhe Milani është shumë i interesuar për shërbimet e tij, ndërsa mbetet të shihet se ku do të kalojë futbollisti më problematik në botë. /Telegrafi/