Telegrafi

Balotelli befason të gjithë, vendos t’i bashkohet klubit nga Serie B

Mario Balotelli nuk do të bashkohet me Vasco da Gama në Brazil ose Burnley në Angli, por pritet të fillojë stërvitjen me klubin e Silvio Berlusconit në Serie B, Monza, raportojnë mediat italiane.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, një vendim është marrë dhe Balotelli do të bashkohet me ekipin nga Serie B nga dita e hënë.

Monza është në pronësi të ish-presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, i cili e kishte quajtur ‘SuperMarion’ një ‘mollë të keqe’ në skuadrën e Rossonerëve.

Në rast bashkimi, Balotelli do gjente shumë miq nga ish-skuadra e Milanit, duke përfshirë trajnerin Cristian Brocchi dhe lojtarë si Kevin-Prince Boateng.

Ata gjithashtu kanë në krye të klubit kanë ish-drejtorin e Milanit, Adriano Galliani.

Balotelli thuhet se ka rënë dakord për një kontratë gjashtëmujore, pasi ai është lojtar i lirë pas përfundimit të magjisë së tij të shkurtër me Brescian. /Telegrafi/