Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.
Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting.
Rezultatet e këtij EXIT POLL-i do të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, ku do të informoheni me rezultatet e komunave të mëdha të Kosovës.
Sipas informacioneve nga KQZ-ja, dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23.55%. /Telegrafi/