Site icon Telegrafi

Balonë spiune kineze gjurmohet në veri të SHBA-së

Shtetet e Bashkuara kanë gjurmuar një tullumbace spiune kineze që po lëvizë në pjesën veriore të vendit, njoftuan zyrtarët e Pentagonit.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se komuniteti i inteligjencës amerikane beson se balona i përket Republikës Popullore të Kinës dhe ka fluturuar mbi vende të ndjeshme për të mbledhur informacione.

Zyrtari, duke folur në mënyrë anonime, tha se një nga vendet ku balona është parë ishte mbi Montana – shtëpia e një prej tre vendeve ku gjenden raketat bërthamore të SHBA-së, raporton nypost.

Aeroplanët luftarakë – përfshirë F-22 – u përgatitën për të rrëzuar balonën, por në fund udhëheqësit ushtarakë rekomanduan që mos të bëhet një gjë e tillë shkaku i sigurisë së civilëve në tokë.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, Brig. Gjenerali Patrick Ryder u tha gazetarëve shkurtimisht se balona “aktualisht po udhëton shumë lartë mbi trafikun ajror dhe nuk paraqet kërcënim ushtarak ose fizik për njerëzit në tokë”.

Vëzhgimet “vazhdojnë në hapësirën ajrore të kufizuar ose të ndjeshme, duke theksuar shqetësimet e mundshme për sigurinë e fluturimit “, shkroi Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Në fillim të këtij muaji, një raport i sapo deklasifikuar i qeverisë zbuloi se shumica e pamjeve të “UFO-ve” të raportuara gjatë vitit të kaluar ishin në fakt objekte të ngjashme me balonat. /Telegrafi/

Exit mobile version