Pamjet qesharake tregojnë momentin kur një balonë që duhej të zbulonte gjininë e foshnjës së një çifti, shpërtheu spontanisht në duart e burrit që po bëhej baba.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet nga zilja e derës, kapën Anthony Cole në shqetësim të plotë pasi tullumbacja prej 30 funtesh i shpërtheu derisa ai po e fuste brenda në shtëpinë e tij në Bristol.
Burri i cili po bëhet baba, sapo kishte marrë tullumbacen nga një dyqan lokal feste për festën e zbulimit të gjinisë që po e mbante me gruan e tij Lois më vonë atë ditë.
Videoja tregonte Anthony-n duke nxjerrë me kujdes balonën nga pjesa e pasme e makinës së tij dhe duke e çuar drejt derës së përparme.
Por pikërisht në momentin kur 29-vjeçari do të hynte brenda, balona shpërthen – duke e larë atë me grimca blu, dhe duke i zbuluar gjininë e fëmijës në pragun e derës. /Telegrafi/