Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi të premten punimet në tunelin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit.
Balluku e vlerësoi këtë tunel si vepër arti jo vetëm vepër arkitekturore, për ndërtimin e të cilit është punuar dhe investuar shumë për shkak të terrenit të vështirë dhe të papriturave gjeologjike gjatë gërmimit.
Balluku tha se tuneli do të hapet më 14 mars për të gjitha automjetet.
“Në datë 14 mars sipas të gjitha gjasave ne do të hapim tunelin e Murrizit për të gjitha automjetet në drejtim të Tiranës dhe Dibrës. Vazhdohet të punohet me tunelin e emergjencës që ka 11 dalje, të gjitha të betonuara, një pjesë për automjetet, pjesa tjetër për këmbësorët”, tha Balluku.