Ndani një pjesë të flokëve, të cilat i përshtaten dendësisë së dëshiruar të ballukeve të rreme, dhe mbështillni në drejtim të ballit.
Gjatësinë e ballukeve e përcaktoni në raport me skajet e flokëve.
Formoni balluket si edhe te frizurat e mëparshme, mbërtheni me kapëse dhe, natyrisht, sipër asaj pjese tërhiqni shiritin e flokëve.
Pjesën e mbetur të bishtit shprisheni në mënyrë të çrregullt, shtrëngojeni dhe bëjeni gërshetin, të cilin, gjithashtu e fiksoni me kapëse.
Kjo është frizurë për çdo rast, transmeton Telegrafi.
Balluket e rreme mund t’i formësoni sipas dëshirës, t’i thani me tharëse flokësh, t’i hekurosni dhe t’i bëni me llak flokësh.
/Telegrafi/