Telegrafi

Balluket në 5 mënyra

I mbajnë të gjithë dhe kudo, nga vajzat e vogla të cilave ua presin nënat e tyre, pastaj të rejat dhe zonjat në moshë të mesme. Nuk duhen harruar edhe meshkujt- Justin Bieber i mban balluket si markën e tij personale.

Është me rëndësi të zgjidhni formën e përshtatshme të ballukeve, të cilat do të qëndrojnë mirë me fytyrën tuaj.

Yjet e Hollywoodit, po ashtu janë admiruese të ballukeve: Charlize Theron, Reese Witherspoon, Katie Holmes, Jessica Alba, Halle Berry, Keira Knightley, Liv Tyler, Penelope Cruz dhe shumë të tjera.

Për cilatdo balluke që vendosni, është me rëndësi që t’u kushtoni kujdes. Përveç vendosjes së balsamit dhe maskës për flokë, kur ta arrini modelin e dëshiruar të flokëve, duhet t’i forconi ato me llak për flokë, ashtu që flokët të jenë të forta dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/