Telegrafi

Ballmerit bonus në lartësi të rrogës

Microsoft gjatë vitit të kaluar fiskal që përfundoi në muajin qershor pati rezultate të përziera. Në ato të mirat bëjnë pjesë profiti operativ në lartësinë prej 27.1 miliard dollarë, plasimi i suksesshëm i Kinectit dhe Office 365, si dhe avancimi në Windows 8. Gjithashtu, si anë pozitive të afarizmit të kompanisë theksohen marrëveshjet me Facebookun, Nokian dhe Skypein.

Nga ana tjetër, në biznesin që ka të bëjë me Windows kompania në nivel vjetor ka shënuar rënie të të hyrave prej 2 për qind, e ndikimi i Google dhe Apple shtyu Microsoftin që ti kthehet pajisjeve të reja, kryesisht tabletëve. Gjithashtu, shitja e pajisjeve me Windows Phone 7 ishte më e dobët nga se pritej, thuhet në raport. /Telegrafi/