Telegrafi

Ballmer hap CES-in për herë të fundit

Në fjalimin e tij, Ballmer foli për sukseset të cilat i ka arritur Microsoft gjatë muajve të fundit, në mesin e të cilave janë edhe ato në sektorin e lojërave kompjuterike (18 milion kontrollues Kinect të shitur dhe 66 milion konsola Xbox 360).

Është folur edhe për Windows Phone, Windows 8 dhe ndërfaqen Metro, e një pjesë të prezantimit të tij e morri kori tweet, i cili këndoi fjalët nga tweetët rreth hapjes së panairit, ndërsa numrin e tyre mund ta shikoni në videon e bashkangjitur.

Microsoft ishte përgjegjës për 15 nga 18 fjalimet e fundit hapëse të panairit CES, që nga viti 1995, kur këtë e pati bërë Bill Gates, e arsyeja që i ka bërë që të heqin dorë nga paraqitjet e ardhshme në këtë panair është për shkak se koha e mbajtjes nuk përputhet me kalendarin e tyre të paraqitjes së produkteve të rinj. /Telegrafi/