Klubi futbollistik nga Theranda, Ballkani ka kryer katër goditje gjatë ditës së sotme (e premte).
Edhe pse sezoni është në mes, klubi therandas nuk është ndalur të mendoj për afrime të reja në klub.
Sot (e premte) gjatë ditës, Ballkani ka zyrtarizuar afrimin e Ismail Kosumit në rolin e drejtorit teknik dhe transferimin e tre futbollistëve të rinj.
Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit:
Të dashur miq dhe simpatizant të klubit të qytetit,iu informojmë se rrugëtimit tonë iu kanë bashkangjitur z.Ismail Kosumi ( emër i njohur ne elitën e Futbollit të Kosovës )në rolin e drejtorit teknik. Z.Kosumi pritet t’i ndihmoj mjaft shumë klubit në aspektet menagjeriale.
Po ashtu iu njoftojmë edhe me lojtarët e rinjë të klubit:
1.Bajram Nebihu nga Mitrovica i cili ka një karrierë të pasur, ndërsa se fundmi ishte pjesë ne Superligen Tajlandeze.
2.Aldin Adzovic vjen nga Tuzi i cili së fundmi ka luajtur në klubin Malazez Zeta,
3.Victor Shevchenko nga Moldavia, i cili se fundmi ka luajtur në ligen Elitare në Findlandë tek PS-Kemi.
Këto ardhje na u mundësuan nga z. Urim Sejdiu .
Na prift e mbara Suharekë
FC Ballkani
/Telegrafi/