Ulpiana ishte nikoqirë i Ballkanit në kuadër të javës së 30-të në BKT Superligën e Kosovës, takim që u mbyll baras 1-1.
Pjesa e parë ishte më atraktive sa i përket golave, pasi të dy skuadrat shënuan nga njëherë.
Ndeshja u hap në minutën e 20-të, kur Egzon Qerimi shënoi për 1-0 në të mirë të Ulpianës.
Por kur pritëj të mbyllej pjesa e parë, në skenë doli Meriton Korenica që shënoi për 1-1.
Në pjesën e dytë Ballkani radhiti rastet para portës së Ulpianës, por ne momentet e fundit nuk ishin të saktë.
Me këtë barazim Ballkani mbetet lider me 64 pikë, ndërsa Ulpiana me 25 pikë zë vendin e nëntë. /Telegrafi/