Ballkani ka triumfuar 3-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas shtatë minutash lojë, kampioni në fuqi kaloi në epërsi me golin e Lindon Emërllahut, për të shtuar më pas edhe më shumë dominimin e tyre.
Për 2-0 u përkujdes Edvin Kuç, që realizoi në minutën e 24-të, për të shtuar edhe më shumë komoditetin e ekipit të tij.
Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga vendasit, që shënuan edhe golin e tretë fare në fund.
Nazmi Gripshi realizoi në minutën e 90+6-të nga penalltia për rezultatin final 3-0.
Pas javës së 32-të, Ballkani vazhdon të jetë lider me 66 pikë, ndërsa Dukagjini është në të gjashtin me 39 sosh. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore