Ballkani e ka mposhtur Drenicën në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës me rezultat 5-0.
Pas vetëm tetë minutash lojë, skuadra nga Theranda kaloi në epërsi me anë të Arbër Prekazit që u asistua nga Meriton Korenica.
Kaluan më pas edhe 13 minuta lojë dhe Mirlinda ku e shënoi golin e dytë për Ballkanin nga një asistim i Armend Thaqit.
Thaqi më pas ndryshoi rol dhe një asistues doli në golashënues, për të shënuar golin e tretë për skuadrën e tij të re në minutën e 28-të.
Në pjesën e dytë, Ballkani ishte sërish më kërkues dhe arriti që të shënonte edhe golin e katërt.
Daku, Nazmi Gripshi, Visar Berisha e Blend Baftiu, shpërdoruan disa raste të mira në 45 minutat e dytë.
Mirëpo, Ballkani shënoi edhe golin e katërt në minutën e 84-të me anë të Dakut që ishte goli i tij i dytë në ndeshje.
Golin e tij të dytë në këtë takim e realizoi edhe Armend Thaqi që realizoi për 5-0 në minutën e 90+2.
Pas javës së pestë, Ballkani është lider me 13 pikë, ndërsa Drenica në të tetin me pesë sosh. /Telegrafi/