Ballkani i Therandës ka marrë një tjetër fitore, ku ka mposhtur Lirinë e Prizrenit në derbin rajonal me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë ishte mjaftë energjike me dy skuadrat që sulmonin vazhdimisht.
Por të parët që gjetën golin ishin mysafirët nga Prizreni.
Fillimisht Fetahaj shënoi në fillim të ndeshjes por që goli iu anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, prizrenasit shënuan një gol tjetër me anë të Fatih Karahodas por që edhe ky gol u anulua nga gjyqtari anësor.
Kësisoj pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola por me dy të anuluar për mysafirët.
Inkuadrimi i sulmuesit Borce Manevski i sjelli përsëri fat skuadrës portokall e zi.
Sulmuesi maqedonas ishte shpëtimtar i Ballkanit kur në minutën e 79-të shënoi me kokë për 1-0.
Liria tentoi barazimin e rezultatit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Kësisoj Ballkani me fitoren e sotme shkon në koutën e 15 pikëve në pozitën e nëntë.
Ndërkohë Liria mbetet në pozitën e 11-të në tabelë me vetëm nëntë pikë.
Ballkani në takimin e javës së 13-të do të ketë një përballje të vështirë pasi luan në udhëtim te Llapi.
Ndërkohë Liria do të kërkoj triumfin në Prizren ndaj Ferizajt. /Telegrafi/