Ballkani do të zhvillojë sot (e martë) ndeshjen e parë në rrethin e dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Skuadra nga Suhareka është mysafir i La Fiorita së San Marinos, derisa shpreson që të nxjerr një rezultat pozitiv në udhëtim.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “San Marino Stadium”.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja nëse kalojnë me sukses ndeshjen ndaj LA Fioritas të San Marinos, atëherë në turin e tretë i pret fituesi i çiftit Sutjeska (Mal i Zi) dhe KI Klaksvik (Ishujt Faroe).
Ballkani shihet si më favoritë për këtë takim, e që një rezultat pozitiv do të ishte një ndihmesë e madhe për takimin e dytë në Prishtinë. /Telegrafi/