Ballkani dhe Trepça ’89 i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Mitrovicasit janë mysafir të klubit therandas për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, e cila zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit.
Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje pas humbjes në derbi ndaj Dritës dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur ‘hije’ e klubit gjilanas.
Në anën tjetër, vendasit e Shpëtim Idrizit vijnë nga një fitore e madhe ndaj Gjilanit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Rugji; Thaqi, Prekazi, Sinani, Potoku; Kuc; Korenica, Baftiu, Gripshi, Zeka; Daku
Trepça ’89: Prince; Kaçar, Mashau, Berisha, Ard.Muja, Jashari, Okonkowo, Nimani, Arb.Muja, Shala, Bismark
/Telegrafi/