Telegrafi

Ballkani synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Llapit, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual është nikoqir i llapjanëve në takimin që pritet të zhvillohet nga ora 13:00 në “Stadiumin e Qytetit” në Therandë.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores, për t’i qëndruar afër Dritën në pozitën e parë.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës është në formë të luhatshme me tri humbje nga katër ndeshje dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.

Ballkani: Luljanovic; Thaqi, Jashanica, Dellova, Potoku; Emerllahu, Kuc, Zyba; Korenica, Rrahmani, Krasniqi; 

Llapi: Avdyli; Idrizi, Krasniqi, Neto, Fernandinho; Vokrri, Riviera, Fazliu; Selimi, Alidema, Kurtaj 

/Telegrafi/