Ballkani dhe Fushë Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
“Xhebrailat” janë nikoqir të Fushë Kosovës në takimin që pritet të zhvillohet në Therandë me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ilir Dajës ka hyrë në një seri pozitive dhe në tetë ndeshjet e fundit në Superligë i ka të gjitha fitore andaj synon që sot të vazhdojë këtë seri për të përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë.
Në anën tjetër, mysafirët e Burim Shalës vijnë nga një humbje nga Dukagjini dhe duan të kthehen tek rezultatet pozitive për të vazhduar garën për mbijetesë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Halili, Potoku, Limaj, Ismajlgeci, Zyba, Gripshi, Berisha, Hamidi.
Fushë Kosova: Pas pak…