Site icon Telegrafi

Ballkani si lider e pret Drenicën, formacionet zyrtare

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet në Therandë mes Ballkanit dhe Drenicës.

Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani është në formë të lartë, pasi ka marrë tri fitore e një barazim në katër sfidat e para.

Në anën tjetër Drenica në katër takime ka një fitore, një humbje dhe dy barazime.

Ballkani futet në takim për të marrë pikët e plota, teksa Drenica synon të shkaktojë befasi në Therandë.

Dy trajnerët, Ismet Munishi dhe Fadil Rama tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji, Thaqi, Berisha, Prekazi, Potoku, Kuc, K. Gashi, Korenica, Gripshi, Baftiu, Daku.

Drenica:Ymeri, Zeqaj, Bejta, Thaqi, Dumani, Hamiti, Elshani, Murati, Dushi, Miftaraj, Morina.

/Telegrafi/

Exit mobile version