Telegrafi

Ballkani, shpresa tek FMN-ja

Pas Serbisë dhe Bosnjës, të cilat kanë përfituar nga FMN-ja ndihma në rendin e mbi 1 miliard dollarëve, edhe Mali i Zi dhe Kosova bën të ditur se do të kërkojnë kredi të buta nga FMN-ja për t’u përballur me krizën.

Qeveria malazeze ka pranuar se tashmë vendi ka hyrë në recension.

Vetë kryeministri Gjukanoviç deklaroi në një intervistë për “Reuters” se recensioni është i pashmangshëm dhe se qeveria e tij ka hapur negociatat me FMN-në për të përfituar mbështetje financiare me terma të butë.

Kosova po ashtu ka ndërmend të ndjekë të njëjtën rrugë.

Në fillim të vitit qeveria në kry6e me Kryeministrin Hashim Thaçi shpresonte se ekonomia e vogël kosovare do të kishte një rritje prej 5 për qind për vitin 2009.
Por parashikimet e fundit e kanë reduktuar këtë shifër deri ne 3.5 për qind.

Ndaj kryeministri kosovar i deklaroi “Reuters” se negociatat me FMN-në tashmë kanë filluar dhe se qeveria shpreson që brenda vitit të arrijë një marrëveshje konkrete.

Një tjetër vend që po përflitet se do kërkojë ndihmën e FMN-së është edhe Maqedonia, ku edhe pse kjo nuk konfirmohet zyrtarisht ministri i Financave e la të hapur si opsion.

Tashmë thuajse të gjitha vendet e rajonit, përveç Shqipërisë, janë në negociata me Fondin Monetar, për të përfituar kredi me interesa të ulëta dhe për të injektuar fonde në ekonomitë e tyre në nevojë.

Ndërsa Tirana zyrtare, në çdo rast ka mohuar se do i drejtohet Fondit për ndihmë, të paktën deri me tani.