Ballkani nuk ka arritur të shënojë ndaj Lincoln Red Imps në pjesën e parë të ndeshjes të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra e Ilir Dajës ka arritur të prodhojë lojë dhe raste, por nuk ia arriti të shënojë.
Por me të nisur pjesa e dytë, Ballkani arriti të shënojë dy herë.
Fillimisht pas një aksioni të bukur, Meriton Korenica doli përballë portierit, bëri një lëvizje të bukur dhe shënoi për 1-0 në minutën e 59-të.
Meriton Korenica breaks the deadlock!
📽️ @Qureshi_That https://t.co/r7o6n1aO8d— Football Report (@FootballReprt) August 10, 2023
Pas tre minutash ishte radha e Lorenc Trashit të shënonte një super gol nga jashtë zone për 2-0.
LORENC TRASHI DOUBLES THE LEAD WITH AN ABSOLUTE GOLAZO ON THE VOLLEY!!!
📽️ @FootColic pic.twitter.com/PCNtSPZ3ac— Football Report (@FootballReprt) August 10, 2023
Ballkani po kërkon edhe golin e tretë, pasi duhet të marr fitore sa më të thellë. /Telegrafi/