Site icon Telegrafi

Ballkani shënon dy gola në Pragë, por pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës

Ballkani ka pësuar humbje ndaj Slavia Pragës me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që analizonin njëra-tjetrën.

Ivan Schranz dhe Meriton Korenica rrezikuan të parët në këtë përballje.

Në minutën e 23-të, Ballkani kaloi i pari në epërsi me Armend Thaqin që gjeti Ermal Krasniqin i cili nga afër shënoi për 1-0.

 

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në ndeshje, kësaj radhe shënoi Slavia me fat, pasi Sitiv Frashëri gaboi (1-1).

 

Por Ballkani nuk u dorëzua dhe vazhdoi me aksione të bukura, duke gjetur edhe golin e dytë.

Albion Rrahmani asistoi te Korenica i cili shënoi për 2-1. Festë e madhe te Ballkani për këtë epërsi.

 

Por vendasit barazuan në minutën e 34-të, kur Luckas Masopust gjeti Peter Olayinkan që shënoi për 2-2 nga afër.

 

Në minutën e 41-të, Slavia mori epërsinë në 3-2, pasu Peter Olayinka asistoi te Lukas Masopust, ku gjuajtja e tij devijohet paksa nga Lumbardh Dellova për të përfunduar në rrjetë.

 

Një pjesë e parë shumë e bukur e Ballkanit që luajti si e barabartë ndaj një skuadrës të njohur si Slavia.

Në pjesën e dytë ra paksa loja, ndërsa vendasit ishin më të rrezikshëm me raste.

Rastin më të mirë në fillim të kësaj pjesëlojë e kishte Peter Olayinka i cili nuk ishte i saktë.

Ballkani mbetet në lojë me dhjetë lojtarë, pasi që Astrit Thaqi  u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Slavia kishte edhe dy goditje në portë në kohën shtesë, por Stivi Frashër ishte në vend në të dyja rastet.

Ballkani pas kësaj humbje mbetet me një pikë, ndërsa Slavia ka katër pikë deri më tani.  /Telegrafi/

Exit mobile version