Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-1 ndaj Prishtinës në njërin nga derbit e javës në Ipko Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjen së zhvilluar në Suharekë ka sjell shumë aksion, raste dhe gola, duke dhuruar njëkohësisht edhe emocione.
Vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar dy gola, kundrejt një të mysafirëve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 11 minutave lojë dhe ishte Blendi Baftiu, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa Endrit Krasniqi (16’) barazoi në 1-1 pas një topi të kthyer nga pritja e penalltisë nga portieri vendas.
Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej me barazim, ashtu nuk mendoi edhe Kushtrim Gashi, i cili në shtesë nga rreth 25 metra shënoi për 2-1.
Kështu, Ballkani është në rrugë të mirë për të marr një fitore të madhe, e cila do ta mbante fuqishëm në garë për titull kampioni. /Telegrafi/