Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për njërin nga derbit e ditës së sotme (e diel) në Ipko Superligën e Kosovës.
‘Plisat’ janë mysafirë të ‘Xhebrailave’ në takimin e vlefshëm për javën e 31-të, takim që zhvillohet në Suharekë me fillim nga ora 17:00.
Ekipi i trajnerit Ismet Munishi vjen në këtë derbi me një formë të lartë me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për të mbetur në hap për titull.
Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut ka ngecur në dy ndeshjet e fundit dhe në luftën për titull, por synon rezultat pozitiv për të zënë një vend që i dërgon në Evropë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira, ku mungojnë vetëm të suspenduarit dhe të lënduarit.
Ballkani: Ruxhi; B.Krasniqi, Prekazi, Berisha, Potoku; Kuc, K.Gashi; Topalli, Baftiu, E.Krasniqi; Daku;
Prishtina: Haxho; Thaqi, Miftaraj, Bekteshi, Abazi; Hila, Boshnjaku, Krasniqi; Korenica, John, Makenda;
/Telegrafi/