Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Orges Shehit vjen në këtë ndeshje me një formë relativisht të dobët dhe pas humbjes nga Malisheva, synon vetëm fitore për t’iu ofruar Dritës.
Në anën tjetër, ekipi i Jean-Michel Cavallit nuk di për fitore në katër ndeshjet e pranverës dhe sigurisht që imperativi i vetëm i tyre do të jenë tri pikët për të synuar garat evropiane.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Iljazi; Smajli, Jashanica, Halili, Potoku; Ismajlgeci, Queven; Tolaj, Giovanni, Kryeziu; Sunday;
Prishtina: Nika; Limani, Halili, Raqi; Yakubu, Llugiqi, Islami, Muja, Gallapeni; Kryeziu, Gnapi;
/Telegrafi/