Telegrafi

Ballkani prezanton reprezentuesin e Shqipërisë, Lorenc Trashin

Ballkani ka bërë goditjen më të madhe në afatin kalimtar dimëror për futbollistë.

Skuadra nga Suhareka ka afruar reprezentuesin shqiptar Lorenc Trashin, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

30-vjeçari është bashkuar me kampionin në fuqi të Kosovës në fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, dhe është prezantuar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë që e mbanë në Suharekë për dy vite e gjysmë.

Ai është bashkuar tani në stërvitje me skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja derisa ka marrë fanellën me numër tetë. /Telegrafi/