Telegrafi

Ballkani prezanton përforcimin e radhës, nënshkruan me Ledjon Mucën 

Vetëm një ditë pasi u largua nga Gjilani, Ledjon Muça, ka nënshkruar me Ballkanin.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Ballkanit që e ka prezantuar në zyrat e klubit mesfushorin nga Fieri.

“Ledjon Muça i bashkëngjitet rrugëtimit te klubit tonë. Mesfushori sezonin vjeshtor ishte pjesë e Gjilanit”, thuhet në faqen e klubit.

Gjilani dje (e martë) e kishte zyrtarizuar largimin nga lojtari me marrëveshje të dyanshme.

Lexo po ashtu Gjilani ndërpret marrëveshjen me Muçën

Ballkani sot e ka filluar fazën përgatitore në Durrës.

Muça ka bërë karrierë në klube si Apollonia, Besa e Kavajës dhe Bylis.

Ballkani është klubi me numrin më të madh të afrimeve në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/