Vetëm një ditë pasi u largua nga Gjilani, Ledjon Muça, ka nënshkruar me Ballkanin.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Ballkanit që e ka prezantuar në zyrat e klubit mesfushorin nga Fieri.
“Ledjon Muça i bashkëngjitet rrugëtimit te klubit tonë. Mesfushori sezonin vjeshtor ishte pjesë e Gjilanit”, thuhet në faqen e klubit.
Gjilani dje (e martë) e kishte zyrtarizuar largimin nga lojtari me marrëveshje të dyanshme.
Ballkani sot e ka filluar fazën përgatitore në Durrës.
Muça ka bërë karrierë në klube si Apollonia, Besa e Kavajës dhe Bylis.
Ballkani është klubi me numrin më të madh të afrimeve në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/