Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani do të luaj përsëri në shtëpi.
Skuadra e Ismet Munishit është nikoqir i Besës së Pejës në kuadër të xhiros së 10-të në Superligë.
Pas fitores dramatike ndaj Prishtinës, Ballkani synon që të vazhdoj me fitore për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë.
Në anën tjetër Besa e cila pësoi humbje te Gjilani në mesjavë udhëton drejt Therandës për të shkaktuar befasi.
Dueli i parë i tyre këtë edicion kishte përfunduar me fitoren e thellë të Ballkanit 1-4.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Rugji, Bytyqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Kuç, Baftiu, Korenica, Krasniqi, Daku, Zeka.
Besa: Kolaj, Sekic, Babosa, Xhaka, Sheqerolli, Halili, Rajovic, Tahiri, Syla, Brruti, Da Silva. /Telegrafi/