Ballkani përmes një komunikate zyrtare sot (e diel) ka mohuar lajmet se anëtarët e tyre kanë sulmuar stafin e Dritës ashtu siç pretendoi drejtori i Dritës, Feti Murseli.
Sipas tyre Murselin ka gënjyer dhe se ndër vite ata i kanë ndërtuar raportet e shkëlqyera me klubin e Dritës dhe i kanë bërë vend tifozëve të tyre sa herë kanë udhëtuar në Suharekë.
Postimi i plotë i Ballkanit (pa ndërhyrje):
“Sqarim për gjithë opinionin futbolldashës,
Absolutisht nuk është e vërtetë se dikush dje në Suharekë, është sulmuar nga stafi i FC Ballkanit.
Assesi nuk kalon tendenca për t’i dhënë ngjyrim të tillë një klubi të dëshmuar për korrektësi e mikpritje, në Kosovë e Europë.
Nuk i takon një klubi si Drita, që në afekt të emocioneve nga forma se si rodhi ndeshja, zyrtarët e tyre të mundohen të fabrikojnë situata të pa qena.
Deklarimi i drejtorit të Dritës, Feti Murselajt për sulm nga zyrtarët tanë, është gënjeshtër!
Askush nga klubi i Dritës nuk është sulmuar nga anëtarët e klubit tonë!
Përkundrazi, ndër vite kemi ndërtuar raporte të shkëlqyera me Fc Dritën, teksa tifozëve të tyre gjithmone u kemi bërë vend në stadiumin tonë, edhe pse në Gjilan ata nuk na i kanë lejuar tifozët tanë.
Ballkani do të vazhdojë të mbetet si gjithmonë, shembull i një klubi dinjitoz”, thuhej në njoftimin e Ballkanit./Telegrafi/