Site icon Telegrafi

BE-Ballkani Perëndimorë, nesër në Shkup

Forumi Ministror – BE Ballkani Perëndimorë për drejtësi dhe punë të brendshme do të mbahet ditën e hënë dhe të martën në Shkup, si pjesë e Presidencës finlandeze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Dita e parë e konferencës do t’i kushtohet sektorit të drejtësisë, dita e dytë sektorit për punë të brendshme dhe në këtë aktivitet do të marrin pjesë Komisionerët Evropian për Drejtësi dhe Migrim, Vera Jurova dhe Dimitris Avramopoulos.

Të hënën, Komisionerja e Drejtësisë, Jurova do të marrë pjesë në një takim për të diskutuar për sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi, si dhe kushtet në burgje dhe përdorimin e sanksioneve alternative, informona korrespodenti AIM-së nga Brukseli.

Jurova gjithashtu do të ketë një debat me studentët e drejtësisë në të njëjtën ditë./Telegrafi/

Exit mobile version