Telegrafi

Ballkani për tri xhirot e mbetura postin e trajnerit ia beson Ardian Bashës

Ballkani ka caktuar trajnerin që do ta udhëheqë ekipin deri në fund të këtij edicioni.

Klubi suharekas shkarkoi trajnerin Bledi Shkëmbi pas humbjes nga ekipi që po lufton për mbijetesë, Arbëria.

Në tri xhirot e mbetura, klubin e Ballkanit do ta udhëheqë ndihmës-trajneri i deritashëm.

Ardian Basha me ndihmës Edon Gashin, kryetrajnerin e juniorëve.

Basha ka qenë ndihmës te Ismet Munishi dhe Bledi Shkëmbi, të dy të shkarkuar nga kryetari i klubit, Arsim Kabashi.

Ballkani aktualisht mban vendin e tretë në renditje, me pak gjasa për titull, por me gjasa të mëdha për Evropë. /Telegrafi/