Telegrafi

Ballkani për titull, Malisheva për mbijetesë – formacionet zyrtare

Malisheva është nikoqire e Ballkanit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, pikërisht në Malishevë.

Malishevasit aktualisht janë në vendin e shtatë me 26 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në të gjashtin.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Ballkani është lider në elitën e futbollit tonë, e që ka grumbulluar 48 pikë, dy më shumë se Gjilani.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi,Dumani, Pira, Kryeziu, Xhaka, Maliqi, Bruqi, Pefqeli, Shabani, H.Hyseni, Sobowale.

Ballkani: Frashëri, Gashi, Thaqi, Dellova, Astrit Thaqi, Jshanica, Malaj, Korenica, Krasniqi, Rrahmani, Solomon. /Telegrafi/