Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj Dukagjinit si mysafirë me rezultat të thellë 5-1.
Suharekasit e morën me seriozitet të madh ndeshjen dhe kërkuan golin që në fillim.
Blend Baftiu arriti ta shënojë golin e parë (1-0), me një goditje të bukur dënimi në minutën e 23-të.
Në pjesën e dytë suharekasit nuk e hoqën këmbën nga gazi, duke shënuar katër herë të tjera.
Lojtari më i mirë i Ballkanit, Blend Baftiu shënoi sërish për 2-0 në minutën e 48-të.
Ermal Krasniqi shënoi për 3-0 në minutën e 61-të të takimit, duke i larguar të gjitha dilemat.
Baftiu kompletoi het-trikun në minutën e 72-të të ndeshjes, duke treguar se do të jetë vendimtar në ndeshjet e fundit (4-0).
Arthur Magani ishte ai që e shënoi golin e fundit për Ballkanin duke e dërguar rezultatin në 5-0.
Krejt çka bëri Dukagjini, ishte një gol në minutat e fundit me Altin Merlakun për 5-1. /Telegrafi/