FC Ballkani ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.
Klubi nga Suhareka nënshkroi me Shabanin, i cili ka një eksperiencë të madhe në Superligë.
Skuadra e Suharekës kështu transferon transferin e ri pas disa nënshkrimeve të bëra në kuadër të rikonsolidimit të skuadrës.
Ballkani hyri në Superligë pas një sezoni të shkëlqyer kryesisht për shkak të ri organizimit të klubit.
Tash, klubi nga Suhareka me një stadium të mrekullueshëm do të kërkojë plasman në Evropë dhe për këtë duhet të ndërtojë ekip solid. /Telegrafi/