Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistë.
Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit në Facebook thuhet se Kushtrim Gashi, Theophilus Solmon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli, nuk janë më pjesë e skuadrës nga Suhareka.
“Të dashur tifozë, ju njoftojmë se Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli, nuk janë më pjesë e FC Ballkanit”.
“Me lojtarët e lartcekur i kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim”.
“Ne si klub i falënderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast u urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/