Ballkani ka triumfuar 3-0 përballë Fushë Kosovë në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë u dominua nga kampioni në fuqi, me çka edhe arriti të shënojë golin e epërsisë.
Ishte minuta e 32-të e takimit, kur Walid Hamidi realizoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, sërish Ballkani tregoi lojë të bukur, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Ishte Almir Kryeziu, ai që dyfishoi epërsinë e skuadrës nga Suhareka, kur realizoi në minutën e 52-të.
Në minutën e 88-të, Bernard Karrica realizoi për 3-0, për të vulosur kështu fitoren e Ballkanit.
Pas javës së 34-të, Ballkani vazhdon të jetë lider me 72 pikë, ndërsa Fushë Kosova tashmë e rënë në Ligën e Parë është në vendin e parafundit me 20 sosh. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore