Site icon Telegrafi

Ballkani nis rrugëtimin në grupet e Ligës së Konferencës, pret Clujin në ndeshjen e parë

Ballkani do të debutoj sot në grupet e garës së tretë më të madhe evropiane, Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës është bërë skuadra e parë nga vendi ynë që do të luaj në grupet e një gare të madhe evropiane.

Suharekasit ndodhen në Grupin G së bashku me Slvia Pragën, Sivasproin dhe CFR Cluj.

E ndeshja e parë e skuadrës së Ilir Dajës do të jetë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku janë nikoqir të kampionëve rumun CFR Cluj.

Dueli i parë i kampionit kosovar me atë rumun do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në Prishtinë.

Vendasit synojnë ta nisin me rezultat pozitiv aventurën në grupet evropiane, derisa Cluj që është favorit në letë kërkon të mos befasohet nga Ballkani.

Ky duel do të gjykohet nga gjyqtari zviceran Urs Schnyder. /Telegrafi/

Exit mobile version