Telegrafi

Ballkani në epërsi, Korenica me super gol

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ballkanin edhe pse dominoi dhe krijoi disa raste në pjesën e parë, nuk arriti të shënojë.

Nazmi Gripshi goditi shtyllën, ndërsa Albin Berisha dhe Almir Kryeziu edhe pse të vetëm me portierin, nuk shënuan.

Por me të filluar pjesa e dytë Ballkani ka marr golin e qetësisë, kur Gripshi asistoi te Meriton Korenica, i cili me një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi për 1-0.

Edhe në ndeshjen e parë, golin e parë e kishte shënuar Korenica. /Telegrafi/