Ballkani i Suharekës ka mbetur pa trajner që prej dorëheqjes së trajnerit Bekim Shotani, pas humbjes 1:0 nga Feronikeli.
Klubi i rikthyer këtë edicion në Superligë ka nisur bisedimet me trajnerin e mirënjohur, Ramiz Krasniqi.
Ballkani kishte biseduar edhe me Zekirija Ramadanin, por ai zgjodhi Feronikelin.
Problemi me Krasniqin qëndron tek drejtimi i Kombëtares U-19, të cilën Krasniqi po e drejton me shumë sukses.
“Kam biseduar, por nuk ka asgjë konkrete”.
“Ndoshta të mërkurën dihet më shumë, pasi problem qëndron tek drejtimi i Kombëtares U-19”, ka thënë Krasniqi për GazetaOlle.com.
Rregulloret e Federatës së Futbollit të Kosovës nuk lejojnë që përzgjedhësit e Kombëtareve të drejtojnë të njëjtën kohë edhe klubet e Superligës. Se çfarë do të vendoset mes Ballkanit dhe Krasniqit, do të mësohet të mërkurën.
Ballkani e nisi me fitore ndaj Lirisë sezonin, por më pas pësoi dy humbje me Llapin dhe Feronikelin.