Site icon Telegrafi

Ballkani mposht sërish Malishevën, kësaj radhe për pikë dhe rikthehet në krye të Superligës

Ballkani ka fituar me lehtësi ndaj Malishevës me rezultat 2-0.

Vetëm pas tre minutash lojë, Ballkani kaloi në epërsi, por që goli i Edvin Kuc u anulua pas rishikimit në VAR.

Përkundër rasteve të mira nga dy skuadrat, 45 minutat e para u mbyllen baras pa gola 0-0.

Pjesa e dytë nisi furishëm për kampionin në fuqi të Kosovës, kur pas pesë minutash Nazmi Gripshi realizoi gol për 1-0.

Mesfushori ofensivë u shërbye mirë nga Lumbardh Dellova dhe realizoi gol të bukur për epërsinë e vendasve.

Në minutën e 71-të, vendasit gjetën edhe golin e dytë kur Bleart Tolaj asistoi te Danfa i cili realizoi për 2-0.

Deri në fund dy skuadrat krijuan disa raste të tjera shënimi, por gola më nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë të mëdha nga kjo sfidë.

Suharekasit me këtë fitore kthehen në krye të Superligës me 51 pikë, një më shumë se Llapi në pozitën e dytë, derisa Malisheva mbetet në pozitën e katërt me 10 pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme Ballkani do ta luaj në udhëtim te Fushë Kosova, derisa Malisheva para adhuruesve të vet pret Llapin. /Telegrafi/

Exit mobile version