Ballkani ka marrë një fitore të lehtë para adhursve të vet përballë KEK-ut.
Skuadra nga Theranda ka triumfuar me rezultat të bardhë 3-0 duke marrë kësisoj fitoren e dytë në edicionin pranveror.
Super talenti Blendi Baftiu ishte autor i golit të parë në këtë takim në minutën e 32-të.
Ndërkohë me të filluar pjesa e dytë Ballkani gjeti edhe golin e dytë.
Ishte sulmuesi maqedonas Borce Manevski që realizoi për 2-0.
Krejt në fund të ndeshjes, Ballkani realizoi golin e tretë me Besnik Krasniqin.
krPas kësaj fitore Ballkani ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 27 pikë të tubuara.
Në anën tjetër KEK-u mbetet e fundit në renditje me vetëm një pikë.
Ndeshjen e ardhshme Ballkani do ta zhvilloj në udhëtim te Ferizaj.
Ndërkohë KEK-u do të jetë nikoqir i liderit Feronikeli. /Telegrafi/