Në një raport të ri thuhet se liria ekonomike në disa vende të Baltikut, në Kaukaz, Ballkan dhe Azi Qendrore ka kërcyer përpara Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991.
Në Indeksin e Lirisë Ekonomike 2015, të përgatitur nga Fondacioni Heritage dhe Wall Street Journal, thuhet se ekonomia e Rusisë është vlerësuar “kryesisht jo e lirë” dhe është radhitur e 143-ta në listën prej 178 vendesh.
Nga vendet e Ballkanit, Bosnja është radhitur si ekonomi “kryesisht jo e lirë”, ndërsa Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia si “mesatarisht të lira”.
Për Kosovën nuk janë bërë matjet.
Estonia është ish-republika sovjetike e cila është renditur më së larti – e teta në botë. Lituania ka zënë vendin e 15-të, ndërsa Gjeorgjia vendin e 22-të. Të tria këto konsiderohen “ekonomi kryesisht të lira”.
Ndërkaq, vendet me ekonomi të shtypura përfshijnë Bjellorusinë, Uzbekistanin, Ukrainën, Iranin dhe Turkmenistanin. /Telegrafi/