Ballkani është nikoqir i Malishevës për duelin që luhet në javën e 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja që fillon në ora 15:00,do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani është aktualisht në vendin e dytë me 54 pikë, një më pak se lideri Drita.
Në anën tjetër, Malisheva gjendet në të shtatin me 29 pikë, ndërsa qëllimi kryesor është mbetja në elitën e futbollit kosovar.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Kuç, Thaqi, Jashanica, Dellova, Astrit Thaqi, Emërllahu, Harmon, Korenica, Zyba, Rrahmani.
Malisheva: Gashi, Pira, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Mustafa, Vitija, Xhaka, Maliqi, Hajdari, Tolaj. /Telegrafi/