Telegrafi

Ballkani luan vetëm për fitore ndaj Arbërisë, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Arbëria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshëm për javën e 33-të në Superligën e Kosovës.

Klubi therandas është nikoqir i klubit nga Dobraja e Lipjanit në takimin që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi vjen në këtë ndeshje pas një humbje të hidhur nga Drenica dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në garë për titull.

Në anën tjetër, mysafirët e Arbnor Morinës gjithashtu vijnë nga një humbje me rikthim nga Gjilani dhe duan t’i kthehen rezultateve pozitive për të shpresuar në mbijetesë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Ballkani: Ljuljanovic; Bytyqi, Miftaraj, Jashanica, Shala; Kuc, Korenica; Gripshi, Baftiu, E.Krasniqi; Zeka;

Arbëria: Miftari; Lekaj, Ibrahimi, Beqiri, Avdulli; Zabergja, Bahtiri, Adzovic; Llugiqi, Hyseni, Lika 

/Telegrafi/