Telegrafi

Ballkani luan sot ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta mbyll sot (e enjte) aventurën e tyre në Ligën e Konferencës, më ndeshjen në udhëtim te CFR Cluj.

Sot përfundon aventura magjike e kampionit të Kosovës në Ligën e Konferencës, pasi zhvillon ndeshjen e fundit të grupeve.

Ballkani do të luajë në udhëtim te CFR Cluj, në ndeshjen e vlefshme për Grupin H, ndeshje që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Dr. Constantin Radulescu’ nga ora 18:45.

Kampioni i Kosovës është eliminuar tashmë pas humbjes në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Slavia Pragës dhe do të luajë pa presion këtë takim.

Në anën tjetër, vendasit duhet të fitojnë patjetër pasi një fitore e Slavias ndaj Sivassporit do t’i linte jashtë kualifikimit.

Ndeshja e parë në Prishtinë mes Ballkanit dhe CFR Clujit përfundoi me barazim 1-1. /Telegrafi/