Telegrafi

Ballkani luan për fitoren e radhës ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual i Kosovës është nikoqir i Malishevës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës vjen nga tri fitore radhazi në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të qëndruar në hap me liderin, Dritën, që ka përveç kësaj edhe dy ndeshje tjera më shumë të zhvilluara.

Në anën tjetër, mysafirët kanë një barazim pas tri humbjeve radhazi dhe shpresojnë të bëjnë befasi me një rezultat pozitiv në këtë udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Frashëri; Dellova, Jashanica, As.Thaqi; Ar, Thaqi, Emerllahu, Zyba, Potoku; Korenica, Rrahmani, Krasniqi; 

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Maliqi, Gavazaj; Rapuca, Mustafa, Hazrollaj; Tolaj

/Telegrafi/