Ballkani dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, ndeshje që zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit’ me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Bledi Shkëmbit vjen nga një formë e mirë me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për të mbajtur pozitën e parë në tabelë.
Edhe ekipi i Tahir Batatinës është në formë të mirë me dy fitore radhazi në kampionat dhe kualifikimin në finalen e Kupës, kështu që do të synojë rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër disa mungesave.
Ballkani: Ljuljanovic; Thaqi, Prekazi, Jashanica, Potoku; K.Gashi, Berisha; Korenica, Baftiu, E.Krasniqi; Daku;
Llapi: Coric; Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi; Shabani, Ar.Ramadani, Hoti; Selmani, Januzi, Veliu
/Telegrafi/